×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Një strukturë e cila ka kapacitetin t’i fitojë zgjedhjet, do duhej të kishte edhe kapacitetin për të marrë përgjegjësitë

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 12:55

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot ka mbajtur konferencë për media.


    Para medieve ka dalur nënkryetarja e AAK-së Teuta Haxhiu si dhe deputeti Besnik Tahiri.
    Që të dy i bënë thirrje Qeverisë Kurti, që të veproj me plane konkrete për vendin e jo të merret me popullizëm.

    Haxhiu tha që një strukturë e cila ka kapacitetin t’i fitoj zgjedhjet, do duhej të kishte edhe kapacitetin për të marrë përgjegjësitë për proceset që nga dita e parë e qeverisjes.

    ‘Një strukturë e cila ka kapacitetin t’i fitoj zgjedhjet, do duhej të kishte edhe kapacitetin për të marrë përgjegjësitë për proceset që nga dita e parë e qeverisjes. Jemi në përmbyllje të muajit të parë të qeverisë Kurti, e ne ende nuk kemi parë Programin Qeveritar, të bazuar në premtimet e fushatës elektorale. Kjo është shqetësuese, jo vetëm për ne si subjekt opozitar, por për të gjithë qytetarët e vendit. Humbja e muajve mund të rezultojë me humbje të viteve.Kthimi në normalitet nuk toleron veprime pa një Program Qeveritar, i shoqëruar me një Plan Veprimi’, tha Haxhiu.

    ‘Si rezultat, ne deri tani kemi parë veprime populiste, e fatkeqësisht edhe shfaqje të nepotizmit, lëndim të raporteve me shtetin tonë amë, veprime këto që janë kritikuar ashpër nga mediet dhe qytetarët. Kemi parë një vendim të padrejtë e pa asnjë bazë shkencore, me të cilin u godit ekonomia e vendit, me mbylljen e gastronomisë dhe vendosjen e orës policore.
    Pra, si është e mundur që në njërën anë ta mbyllësh shtëpinë tënde( mbyllja e gastronomisë dhe dëmet krejtësisht të panevojshme ekonomike),ndërsa në anën tjetër të shfaqesh e të bësh lojën e djallit në mënyrën më të pakuptimtë në shtetin amë, madje duke e lënduar rëndë demokracinë.
    Ky është një paradoks që vetëm një qeveri si kjo e Albin Kurtit mund ta bëj, në vend të zgjidhjes së problemeve dhe punëve që kanë para vetes çdo ditë e çdo minutë.’, tha Haxhiu.

    ‘Një Qeveri e cila ka dalë nga një mbështetje popullore, nuk do të duhej të frikësohej nga komunikimi me publikun, e as nga transparenca. Një qeveri e tillë, nuk duhet të konsiderojë se me përfundimin e zgjedhjeve, ka përfunduar edhe kujdesi ndaj qytetarëve, të cilët e sollën në pushtet’, tha ndër të tjera Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!