×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Për çdo admirim niveli i disiplinës së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës

    Reporteri
    11 Dhjetor 2022 | 8:17
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur punën e Policisë së Kosovës, të cilët po kryejnë patrullime në veri dhe janë sulmuar disa herë nga grupe kriminale atje.

    Haxhiu, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se është për admirim niveli i lartë i përgatitjes së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

    “Policia e Kosovës, si çdoherë në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe në luftë ndaj bandave kriminale që organizohen nga Beogradi. Për çdo admirim niveli i lartë i përgatitjes dhe disiplinës së grave dhe burrave anëtarë të Policisë së Kosovës”, ka deklaruar ajo.

    “Mbështetje e parezervë për ta dhe veprimeve të tyre në mbrojtje të rendit e të ligjit në Republikën e Kosovës”, tha Haxhiu.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!