×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu për kthimin e Bislimit: S’është dashur të lejohet një poshtërim i tillë i Kosovës

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 17:42

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se kryeministri Kurti dhe zv. kryeminsitri Bislimi s’do të duhej që të lejonin një situatë kur një zyrtar i Qeverisë së Kosovës kthehet prapa pasi është futur në Serbi dhe i është dhënë leje për vizitë.

    Haxhiu madje e ka quajtur poshtërim të Kosovës ngjarjen e sotme që ka ndodhur dhe thotë se duhet kuptuar me çfarë shteti po negociohet.

    “Duhet kuptuar se me çfarë shteti po negociohet dhe të shikohet saktë e mirë rezultatet e një situate të tillë.

    A ja ka vlejt që Kosova të poshtërohet në një mënyrë të tillë për të mos lejuar një zyrtar të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Haxhiu në Frontal.

    Flet Besnik Bislimi: Një veturë e policisë na doli përpara në rrugë, s’na la të hymë në Beograd

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!