×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Shumë mirë shkonte derisa nuk ndërhyri Thaçi i cili veq për rrëmuja është i njohur!

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 18:18

    Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, përmes një statusi të publikuar në llogarinë Facebook, duke folur për situatën aktuale për shkak të pandemisë, ajo gjithashtu ka kritkuar presidentin Thaçi, të cilin e ka lënë fajtor për rrëmujën që sipas saj është krijuar.


    Ky është postimi i plotë i saj:

    Pushtetet e kaluara nuk janë mësuar rend, rregull dhe menaxhim të duhur të situatave. Sfida e parë e Qeverisë Kurti ishte përballja me pandeminë COVID – 19.

    Këtë sfidë bashkërisht po e menaxhojmë në mënyrë të duhur, me vullnet, angazhim e përkushtim.

    Ata që nuk janë mësuar të shohin si duhet bëhen gjërat mbarë, tentojnë me çdo mjet ta bëjnë rrëmujë.

    Shumë mirë shkonte derisa nuk ndërhyri Thaçi i cili veq për rrëmuja është i njohur!

    Bashkë me qytetarët po ja dalim shumë mirë. Së bashku do të kalojmë secilën sfidë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!