Haxhiu: Shumë mirë shkonte derisa nuk ndërhyri Thaçi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pushtetet e kaluara nuk janë mësuar për rend, rregull dhe menaxhim të duhur të situatave.


Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se sfida e parë e Qeverisë Kurti ishte përballja me pandeminë COVID – 19.

“Këtë sfidë bashkërisht po e menaxhojmë në mënyrë të duhur, me vullnet, angazhim e përkushtim. Ata që nuk janë mësuar të shohin si duhet bëhen gjërat mbarë, tentojnë me çdo mjet ta bëjnë rrëmujë”.

“Shumë mirë shkonte derisa nuk ndërhyri Thaçi i cili veq për rrëmuja është i njohur. Bashkë me qytetarët do ja dalim shumë mirë. Së bashku do të kalojmë secilën sfidë”, ka shkruar Haxhiu.

Ky është postimi i saj i plotë:

“Pushtetet e kaluara nuk janë mësuar rend, rregull dhe menaxhim të duhur të situatave. Sfida e parë e Qeverisë Kurti ishte përballja me pandeminë COVID – 19.
Këtë sfidë bashkërisht po e menaxhojmë në mënyrë të duhur, me vullnet, angazhim e përkushtim.
Ata që nuk janë mësuar të shohin si duhet bëhen gjërat mbarë, tentojnë me çdo mjet ta bëjnë rrëmujë.
Shumë mirë shkonte derisa nuk ndërhyri Thaçi i cili veq për rrëmuja është i njohur!

Bashkë me qytetarët do ja dalim shumë mirë. Së bashku do të kalojmë secilën sfidë./Reporteri/