×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu tregon se VV nuk lëshon pe për kryeministrin: Të gjithë qeverisën, tani është radha jonë

    Reporteri
    27 Gusht 2019 | 13:18

    Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk ka qenë më e fuqishme dhe më e organizuar se tani.


    Kështu shkruan në Facebook ish-deputetja e këtij subjekti Albulena Haxhiu .

    Haxhiu thekson se qytetarët janë më të mobilizuar dhe entuziastë se kurrë duke pritur fitoren e madhe të LVV.

    “Të gjitha subjektet politike, kanë pasur rastin të qeverisin me vendin. Ne jemi dëshmitarë të mendësisë së mbrapsht të qeverisjes prandaj qytetarët asnjëherë më shumë nuk kanë qenë entuziastë dhe po e presin me padurim fitoren e Lëvizjes, e që do të jetë fitore e popullit dhe Republikës”

    Lëvizja VETËVENDOSJE ka programin dhe kandidaturën e duhur që i kthen shpresën vendit shkruan Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!