Haxhiu: Vendimi i Veselit vetëm do ta rrisë PDK-në

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli sot përmes një konference për media ka njoftuar të gjithë të emëruarit nga kjo parti në institucione publike, që kanë aktakuza me dyshime për keqpërdorim të pozitës, korrupsion ose nepotizëm t’i lirojnë menjëherë funksionet e tyre.


Ky veprim i Veselit po përkrahet nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili e quan kthesë për Kosovën.

“PDK dhe Kosova është më e madhe se çdo emër i përveçëm. Këta (të liruarit nga pozitat) kanë dhënë kontribut në PDK. Tani po flasim për një koncept të ri të PDK-së, një vizion i Veselit për t’i arritur synimet e qytetarëve që janë Bashkimi Evropian dhe mekanizmat ndërkombëtarë. Ky vendim nuk besoj qe ka me shkaktuar telashe, përveç me rrit PDK-në dhe besimin në parti. Këtë shembull duhet ta ndiqnin edhe partitë tjera, dhe më pas qytetarët ta japin vlerësimin”, ka deklaruar Haxhiu në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

Kujtojmë se Kadri Veseli në konferencën e mbajtur sot tha se PDK nuk do të kandidojë me persona që janë të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe nepotizëm në asnjë pozitë publike. /Reporteri.net/.