×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme, menjëherë pas tejkalimit të situatës nga Coronavirusi

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 16:31

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës janë të pashmangshme dhe atë menjëherë pas tejkalimit të situatës nga virusi COVID-19.


    Haxhiu ka pohuar se “Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese, përcakton qartë se vullneti i qytetarëve të Kosovës nuk mund të ndryshohet me krijimin e konjukturave në zyrën e Presidentit”.

    “Kësisoj pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë nuk mund të aktivizohet neni 95 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për faktin se dallon situata juridike kushtetuese ndërmjet zgjedhjes së Qeverisë dhe situata juridike kushtetuese pas votimit të mocionit ndaj Qeverisë”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook.

    Në fund të shkrimit Haxhiu ka thënë se partitë PLAN përmbysen vullnetin e qytetarëve por ky vullnet nuk mund të ndryshohet pa zgjedhje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!