×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Fatale dhe alarmante, ShBA-ja i dha shenjat e para të rivlerësimit të raporteve me funksionarët e Kosovës

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 9:45

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ruajnë përjetësisht marrëdhëniet me popullin e Kosovës.

    Sipas tij, ShBA-të do t’i dëmtojnë raportet me funksionarët kur e humbin udhën.

    Haiziri ka thënë se “këshilla” e ShBA-së për disa prej ministrave kosovarë për të mos udhëtuar drejt Amerikës është një lloj sanksionimi, shkruan Reporteri.net.

    “ShBA i tashmë i ka dhënë shenjat e parë të rivlerësimit të raporteve me funksionarët e Kosovës. ‘Këshilla’ e mikut më të madh të shqiptarëve të Kosovës për të mos udhëtuar, është lloj sanksionimi. Kjo është fatale dhe alarmante”.

    Kujtojmë se zyrtarë kosovarë nga opozita po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht, atje për takime ndodhet kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe  kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi.

    Drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës s’kanë mundur të udhëtojnë tre ministrat e Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi. Për këtë çështje ka folur ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, duke konfirmuar se ka qenë sugjerim i Ambasadës që të njëjtit të mos udhëtojnë drejt SHBA-së shkaku i krizës për targat. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!