×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Ka ardhë koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 11:53

    Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se është krenar që shtatë vite më parë, ka qenë sponsoruesi i Rezolutës, për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.


    Por, ai shprehë keqardhje që vetëm dy nga pikat e kësaj Rezolute u implementuan nga instituvcionet kosovare dhe i bën thirrje Qeverisë që t’i kryej detyrat që burojnë nga kjo Rezolutë, shkruan Reporteri.net.

    Tutje Haziri thotë se vazhdon të besojë që ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bahskohen atdheut të tyre.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Jam shumë krenar që sot, shtatë vite më parë, kam qenë sponsoruesi i Rezulutës për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila mori përkrahjen e shumicës së madhe të deputetëve të Kuvendit të Republikës.

    Por, më vjen keq që vetëm dy nga pikat e kësaj Rezolute u implemetuan nga institucionet kosovare. I bëj thirrje kësaj Qeverie që t’i kryej detyrat që burojnë nga kjo Rezolutë sepse Kuvendi është bartës i saj.

    Dhe në fund, vazhdoj me besu që ka ardhë koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre. Në emër të Zotit, Familjes e Atdheut, Kosova po bëhet! /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!