Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se në 25-vjetorin e çlirimit, Kosova ndodhet në një pozitë jo të mirë të shtetësisë.
Ai i ka përmendur masat ndëshkuese ndaj Kosovës, raportet jo të mira të fqinjësisë dhe me aleatët.
“Po flasim për shtetësi të papërmbyllur, po flasim për një Kosovë e cila është në masa ndëshkuese dhe në masa kufizuese politike, pa raporte të mira të fqinjësisë, e cila bie në kundërshtim me misionin dhe me garancitë politike që i ka dhënë Kosova, pa marrëdhënie partneriteti të qëndrueshëm me BE-në e NATO-n, e në veçanti që ne kemi pretenduar me marrëdhënie speciale me ShBA-në, kemi edhe këtu diskutime se në çfarë nivele ekzistojnë këto marrëdhënie”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Tutje ai shtoi se është e dhimbshme që kjo festë të kalojë siç tha, “me këta mysafirë që janë kontributdhënës në Kosovë, janë partnerë të Kosovës, por janë krejt në klubin e të pensionuarve politikë”, duke iu referuar mysafirëve si Tony Blair, George Robertson, William Walker, etj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.