×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Nëse Vjosa Osmani tenton që në emër të ç’kapjes ta kapë shtetin, LDK nuk e falë

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 23:59

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka folur rreth postit të presidentit, shkruan Reporteri.net.


    Ai ka thënë se nëse deputetja, Vjosa Osmani tenton që në emër të ç’kapjes së shtetit ta kapë atë, atëherë LDK nuk do falë.

    “Vendimi ynë është në mirëbesim me zonjë Osmani. Ajo duhet ta di që si presidente duhet ta luajë rolin për të cilin është aty. Ta ruajë frymën kushtetuese që e ka ky shtet, e jo të anojë tek një parti ose tek një tjetër. Tjetra, nëse ajo tenton që në emër të ç’kapjes ta kapë shtetin, LDK nuk e falë”, tha Haziri në Kanal10.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!