×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Përfaqësuesit e QUINT-it takimit të nesërm mund t’i japin atmosferë pozitive

    Reporteri
    27 Janar 2020 | 23:15

    VV dhe LDK nesër do të takohen sërish, por këtë herë për t’i ‘ndihmuar’ në arritjen e marrëveshjes pjesë e takimit do të jenë edhe përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë.


    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se përfaqësuesit e QUINT-it do të informohen në këtë takim për qëndrimet e partive, ndërsa sipas tij do t’i japin atmosferë positive takimit.

    “Mund t’i jep atmosferë pozitive (takimit) dhe shpirt politik, përndryshe vullneti i LDK-së dhe VV-së është për marrëveshje të përbashkët”, ka deklaruar Haziri në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se është ithtar që të ndodhin takime deri ditën e fundit, pra kur Kurtit t’i përfundon e drejta për mandatarin.

    Ndërsa më herët edhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ndërsa foli për prezencën e QUINT-it në takimin e nesërm, deklaroi se ata do të jenë aty për t’u informuar.

    Kujtojmë se as VV e as LDK nuk kanë treguar se në sa ora mbahet takimi dhe në ç’vend do të mbahet. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!