×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri thotë se janë afër marrëveshjes me Vetëvendosjen

    Reporteri
    21 Tetor 2019 | 21:49

    Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë kësaj jave pritet t’i vazhdojnë takimet me qëllim të harmonizimit të plan-programeve të tyre.


    Se një marrëveshje ndërmjet dy partive është afër të arrihet, e thotë edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

    Përkitazi me këtë, Haziri mohon se postimi i tij në Facebook, se nuk do të lejojnë që politikat për çkapjen e shtetit të zëvendësohen me kapjen e re të tij, i janë drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje, raporton KTV.

    Ai shton se do të dalë kundër çdo partie që synon një gjë të tillë, madje edhe kundër LDK-së .

    Kujdes në deklarimet e tilla si nga LDK-ja, po ashtu edhe nga Vetëvendosje, kërkon analisti Artan Murati.

    Sipas tij, ato mund të ndikojnë negativisht në arritjen e një marrëveshjeje bashkë – qeverisëse ndërmjet këtyre dy partive.

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë në pritje të certifikimit të rezultateve, për të finalizuar marrëveshjen e koalicionit paszgjedhor.

    Kryetari i Vetëvendosjes dhe i nominuari për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se brenda një muaji, pritet të arrihet kjo marrëveshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!