×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: VV ka lindur në rrugë, iu mungon përvoja në qeverisje

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 21:59

    Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka sqaruar deklaratën se njerëzit e Vetëvendosjes janë të rrugëve dhe se ashtu janë krijuar.


    Haziri sonte në Debat Plus ka thënë se ata kanë sfiduar ligjin dhe rendin,por që tani e kanë rastin të sprovohen me qeverisje.

    ‘’VV është lind në rrugë, nga protesta dhe është vokacion që Albin Kurti e ka ndërtu tash e 15 vite. PDK e ka historikun e militarizimit të kryengritësve të UCK. Por kjo është fakt, kështu që për herë të parë sprovohen, tash janë në krye të Qeverisë dhe me pa. Janë lind në rrugë dhe kanë sfidu ligjin dhe rendin’’, ka thënë Haziri.

    Haziri tha se do që të jetë konsistent dhe se nuk heq dorë nga deklarimet e tij, edhe pse tash janë në fazën e arritjes së marrëveshjes me VV’në.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!