×
  • Lajme
  • Lajme

    Hedh mbeturinat në hapësirë publike, qytetari detyrohet t’i mbledhë një nga një

    Reporteri
    10 Korrik 2019 | 9:00

    Hedhja e bërllokut nëpër hapësirat publike të Prishtinës është shndërruar në dukuri të zakonshme.


    Ndonëse ka kontejnerë për hedhjen e bërllokut, qytetarët vazhdojnë të hedhin ato ku të munden, duke i dhënë kështu një pamje të shëmtuar qytetit.

    Sot komuna e Prishtinës gjegjësisht drejtoria e Inspekcionit ka gjobitur një qyetar që ka bërë një veprim të tillë, shkruan Reporteri.net.

    Adonis Tahiri nga kjo drejtori ka njoftuar se qytetarët e kanë raportuar rastin për ndotje të hapësirës me mbeturina ndërsa gjoba për palën është 100 euro.

    “Përveç gjobës, pala është obliguar që ta pastrojë hapësirën në prezencë të inspektorëve”, ka shkruar Tahiri në Facebook. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!