×
  • Lajme
  • Lajme

    Helmimi i qytetarëve në Deçan, Krasniqi: Jam i brengosur për neglizhencën e Qeverisë

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 16:11

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me gjendjen e rëndë nëpër të cilën po kalojnë qytetarët e Deçanit, pas dyshimit të helmimit nga uji.


    Krasniqi në një postim në Facebook tha se helmimi i qytetarëve të kësaj komune nuk është vetëm çështje e shëndetit publik, por edhe çështje e sigurisë nacionale dhe kërkon mobilizim të gjithëmbarshëm të të gjitha niveleve të qeverisjes.

    “Jam i brengosur edhe për neglizhencën e Qeverisë qendrore, e cila me shumë vonesë po e trajton situatën, në kohën kur duhet të jetë plotësisht pranë qytetarëve të kësaj komune.
    Duhet të ndërmerren masa të shpejta për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të dëmtuar, mes tjerash duke siguruar medikamente, staf shëndetësor shtesë, si dhe ujë të pijes të sigurt”, shkroi ai.

    “Po ashtu, duhet ofruar gjithë ndihmën e nevojshme institucioneve lokale dhe siguri për të gjithë qytetarët e Deçanit, duke mos lënë hapësirë për panik.

    Ftoj institucionet përgjegjëse që ta hetojnë rastin dhe të dalin me konkluzione sqaruese sa më shpejt”, shtoi Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!