×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi i EFJ-së

    Heshtja e presidentes Osmani karshi “ligjit që mundëson kapjen e KPM-së”

    Reporteri
    23 Korrik 2024 | 16:11
    Vjosa Osmani, Foto: Fredrick Florin / AFP

    Disa organizata evropiane të gazetarëve kanë përmendur heshtjen e presidentes, Vjosa Osmani, përballë miratimit të ligjit për KPM-në nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Duke e quajtur një ligj që mundëson kapjen e KPM-së dhe një varg problemesh të tjera që lidhen me funksionimin e mediave, Federata Evropiane e Gazetarëve dhe disa organizata të tjera kanë shprehur shqetësimet e tyre dhe kanë kërkuar, fillimisht nga Gjykata Kushtetuese që ta hedh poshtë ligjin dhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që të ritheksojë përkushtimin e saj për promovimin dhe ruajtjen e lirisë së mediave në Kosovë.

    “Ne i bëjmë thirrje Gjykatës që të përdorë mandatin e saj për të shfuqizuar ligjin dhe për të mbrojtur të drejtat themelore. Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje Presidentes Osmani që të dënojë publikisht ligjin dhe të ritheksojë përkushtimin e saj për promovimin dhe ruajtjen e lirisë së mediave në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Federatës Evropiane të Gazetarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!