×
  • Lajme
  • Lajme

    Hill: Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënive, rruga e duhur drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve

    Reporteri
    25 Janar 2023 | 12:41

    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha sot se se propozimi i marrëveshjes bazë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, është “rruga e duhur për të ecur drejt zgjidhjes së problemit” që ka rënduar rajonin për më shumë se 20 vjet. 

    “Ne duhet ta shqyrtojmë seriozisht këtë propozim dhe të mendojmë për mënyrat për ta miratuar atë, për të punuar në të”, tha ai, transmeton Reporteri.net.

    Evropianët, shtoi Hill, bënë përpjekje të mëdha për t’i afruar të dyja palët.

    “Të gjithë po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për këtë problem, për të krijuar një situatë paqësore në rajon. SHBA-të 100% mbështesin propozimin e BE-së, është e drejtë të thuhet se është një proces, nuk ka përfunduar, por mendoj se ka progres”, theksoi ai.

    Hill po ashtu shtoi se Serbia tashmë po paguan “një çmim shumë të lartë” për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

    “Ne e kuptojmë se Serbia ka një marrëdhënie historike dhe përvojë me sanksionet, por ajo ka filluar të paguajë një çmim shumë të lartë për përmbajtjen e saj ndaj sanksioneve kundër Rusisë që u miratuan për të ndaluar sulmin brutal ndaj fqinjit të saj”, tha Hill para mediave në Serbi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!