×
  • Lajme
  • Lajme

    Hiqet taksa në Rrugën e Kombit për këtë kategori

    Reporteri
    12 Korrik 2019 | 16:32

    Koncesionari i ‘Rrugës së Komit’ ka bërë me dije se është hequr taksa e rrugës për të gjithë personat invalidë të cilët e kanë automjetin të regjistruar në emrin e tyre.


    Burimet gjithashtu konfirmojnë për Fax se taksa për këtë kategori personash është hequr që ditën e djeshme dhe nuk dihet ende sa do të zgjas.

    Ndërkohë gjithmonë sipas burimeve ky vendim erdhi menjëherë pas ankesave të shumta të qytetarëve.

    Kujtojmë që tarifa prej 5 euro për çdo kalim, për veturat e vogla dhe 10 euro për autobusët dhe kamionët, ka filluar të zbatohet që prej 15 prillit të vitit të kaluar.

    Vendimi për taksimin e ‘Rrugës së Kombit’ me pretekstin për mirëmbajtjen e saj nuk është pritur aspak mirë nga banorët e zonës por dhe nga qytetarë të cilët për disa ditë kanë zhvilluar protesta të dhunshme dhe përplasje e policinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!