×
  • Lajme
  • Lajme

    Historia e çiftit në Prishtinë, jetesa e tyre në varfëri ekstreme

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 8:47

    Një çift nga periferia e Prishtinës jeton me vetëm 90 euro në muaj. Sipas Bankës Botërore në Kosovë, 18 përqind e popullsisë jeton me më pak se dy euro në ditë. Kosova konsiderohet si një nga vendet me të varfra në Evropë.


    Sipas Kombeve të Bashkuara, 17 tetori i çdo viti shënon Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë.

    Që prej vitit 1993, kjo ditë ndërgjegjëson njerëzit për nevojën e zhdukjes së varfërisë në mbarë botën dhe veçanërisht në vendet në zhvillim.

    Organizata të ndryshme joqeveritare dhe komunitetet e bamirësisë mbështesin këtë ditë duke u bërë thirrje drejtuesve dhe qeveritarëve që në agjendën e tyre lufta kundër varfërisë të ketë prioritet.

    Në 17 tetor të vitit 1987, më shumë se 100 mijë persona u mblodhën në Paris për të nderuar viktimat e varfërisë ekstreme, dhunës dhe urisë.

    Që prej atij momenti individë dhe organizatat në mbarë botën e shohin 17 tetorin si një ditë ku mund të rikujtohet përkushtimi i tyre për t’i dhënë fund varfërisë.

    Dhe pse 17 tetori u njoh si ditë zyrtare në vitin 1993, në shumë vende të tjera rreth botës kjo ditë përkujtohet që nga viti 1987.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!