×
  • Lajme
  • Lajme

    Historia e trishtë, si ishte rrënuar shtëpia e familjes shqiptare në fshatin me banorë serbë në Fushë Kosovë

    Reporteri
    28 Qershor 2022 | 23:29

    Ilaz Bylykbashi, fotoreporter, ka treguar në T7 historinë e rrëzimit të një shtëpie shqiptare në një fshat në Fushë Kosovë.

    Shtëpia e ishte e personit Adem Shurdha. Ai ishte banor i fshatit Batufc të Fushë Kosovë. I vetmi shqiptar në atë fshat, e serbët ia rrënojnë shtëpinë në mënyrë që të jetë fshati etnikisht i pastër.

    “Në fillim i patën larguar të gjitha gjërat. I patën hekë edhe kafshët. Kur i patën hekur, i zoti shpisë me fëmijë ka vendosur mos me dalë. Pastaj ka ardhur grupi i dytë me polici. E kanë marrë me dhunë e ka futur në kerr. Hera e parë ka ndodhur në Kosovë mu prish një shtëpi me tokën , me tapi që thonë, e kanë rrëzuar vetëm që ishte shqiptar”, ka treguar Bylykbashi.

    Ai tutje shpalosi edhe fotografitë, por tha se kishte të tjera nga kjo ngjarje e trishtë.

    “Kam pasur fotografi duke qarë polici”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!