×
  • Lajme
  • Lajme

    Historike: Thaçit e Kurtit u shkon muhabeti, tash e një orë në takim

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 15:55

    Tash e një orë ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e vendit Hashim Thaçi.


    Në kabinetin e Thaçit, Kurti ka hyrë tash e një orë, pas disa refuzimesh që javëve të fundit, kryeministri ia kishte bërë presidentit Thaçi për takim, shkruan Reporteri.net.

    Thaçi e Kurti ka disa ditë që e ftojnë njëri-tjetrit për bashkërendim të qëndrimeve në politikën e jashtme.

    Fillimisht Kurti e kishte ftuar disa herë Thaçin, e së fundi ishte presidenti që i bëri disa herë ftesa kryeministrit.

    Kujtojmë Thaçi e Kurti janë takuar vetëm njëherë, më 6 janar për t’u marrë vesh për mandatarin e Qeverisë. Takimi nuk kishte zgjatur më shumë se 4 minuta.

    Ndryshe, gjatë kësaj radhe takimi ka nisur pa shtrëngim duarsh, krejt kjo në kuadër të masave për t’u mbrojtur nga koronavirusi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!