×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti demanton raportimet: Nuk ka marrëveshje për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 13:58

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se nuk ka pasur marrëveshje për mirëkuptimi mes Kosovës e Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia.


    Hoti ka thënë se këto informacione janë të pavërteta, derisa është shprehur se Qeveria e Kosovës respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë, shkruan Reporteri.

    Kryeministri Hoti tutje ka shkruar se secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet.

    “Informatat për arritjen e një marrëveshjeje në mirëkuptim, midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia janë të pavërteta.

    Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet”, ka shkruar ai.

    Ndryshe, dje u raportua se Kosova dhe Serbia javën e kaluar kanë arritur një “marrëveshje mirëkuptimi” për të pezulluar vizitat e ndërsjella, për aq kohë sa do të zgjasin gërmimet në varrezat e dyshuara masive, ku dyshohet se janë varrosur civilët shqiptarë, të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!