×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Dhuna ndaj grave është një fenomen që duhet të çrrënjoset

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 11:06

    Në shënimin e fushatës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ky fenomen duhet të çrrënjoset tërësisht.


    Kreu i qeverisë, gjatë një tryeze me gratë, premtoi edhe mbështetje financiare ndaj tyre.

    Ai tha se vetëm tash iu janë ndarë atyre 1 milion euro, ndërsa pritet t’iu alokohen edhe një milion tjera.

    “Dhunë ndaj grave është një fenomen që duhet të çrrënjoset. Ne e kemi obligim institucional dhe njerëzor për një shoqëri të barabartë, pasi është kauza më fisnike për t’i fuqizuar dhe mbështetur gratë”, tha ai.

    Në emër të kopshteve private, Gzime Rexhepi-Çollaku u shpreh falënderuese për mbështetjen e qeverisë karshi tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!