×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti flet pas takimit me Lajçakun: I urova sukses ta finalizojë dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 10:21

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak takoi edhe kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti.


    Pas këtij takimi, nuk pati prononcime për media dhe të njëjtat nuk u lejuan as të marrin pamje.

    Por Hoti ka shkruar një status në Facebook ku thotë se e ka falënderuar Lajçakun për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe i dëshirova sukses në finalizimin e këtij procesi, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Hotit:

    Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Miroslav Lajçak falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe i dëshirova sukses në finalizimin e këtij procesi.

    Prej korrikut 2020, dialogu rifilloi mbi tri parimet bazë: do të diskutohet për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm, ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!