×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti flet për rrahjet në LDK: Ato pamje na bëjnë të ndihemi keq, por s’ka ndarje të partisë

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 8:43

    Rrahjet që kanë ndodhur në nëndegë të ndryshme të LDK -së gjatë procesit të brendshëm zgjedhor i japin shije të keqe procesit, por këtë herë nuk do të ndahet në dysh partia.


    Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, duke shtuar se pamjet e tilla i bëjnë të ndihen keq para aktivistëve partiakë, por edhe para qytetarëve të Kosovës.

    Hoti megjithatë i ka ftuar aktivistët e LDK-së, kryetarët e degëve dhe të nëndegëve që ta menaxhojnë më mirë procesin dhe, siç ka thënë ai, të mos i lejojnë të infiltrohen në kuvende zgjedhore personat që nuk janë anëtarë të LDK-së. “Ne jemi të vetëdijshëm se gjithandej ka njerëz që dëshirojnë ta shohin LDK-në sikur në ato pamjet negative, prandaj nuk duhet lejuar në kuvende të infiltrohen njerëz të partive tjera”, ka thënë Hoti.

    Gjatë kësaj interviste për “Zërin” ai ka folur edhe për iniciativën e opozitës për rrëzimin e Qeverisë, iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve, për koalicionet e mundshme parazgjedhore etj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!