×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti i kundërpërgjigjet ambasadorit Kosnett pasi e kritikoi për shuarjen e Taskë-forcës

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 15:12

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se vendimi i qeverisë për të shuar Task-forcën kundër korrupsionit ka qenë i gabuar.


    “Mendoj se ka qenë vendim i gabuar pasi Task-forca kundër korrupsionit ka qenë shumë efektive. Nëse do të modifikohej kjo Task-forcë do të ishte diçka normale”, tha ai mbrëmë në TV Dukagjini.

    Kryeministri Hoti sot është pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratën e ambasadorit Kosnett me ç’rast ka thënë se ka biseduar me të gjithë ambasadorët për mbylljen e Task-forcës.

    “Në parim, nuk i komentoj ambasadorëve, është çështje dhe e drejtë e tyre. kam pas takime edhe me ambasadorët e QUINT-it, për t’i adresuar shqetësimet që ata kanë lidhur me vendimin që e kam marrë në qeveri”, tha Hoti, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se puna e Task-forcës do të vazhdoj e paprekur në të gjitha çështje që ka punuar deri tani.

    Kryeministrin Hoti për shuarjen e Task-forcës e kanë kritikuar ashpër partitë opozitare VV dhe PDK. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!