×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti i mllefosur për Trustin: Kosova pa qeveri funksionale, kursimet e qytetarëve po avullohen

    Reporteri
    21 Mars 2023 | 19:03
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

    “Mjetet e investuara të Trustit Pensional janë pa zot”, kështu ka deklaruar deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti.

    Hoti ka thënë se kursimet e qytetarëve po ‘avullohen’ në tregjet financiare, derisa shtoi se Trusti ka mbetur pa Bord që t’i tërheqë mjetet nga këto tregje dhe fondet në rënie, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Nuk ua dhanë një pjesë të kursimeve qytetarëve, siç u kërkua me projekligjin e inicuar me peticion nga qytetarët. Tani ato kursime po avullohen në tregje financiare pasi nuk ka kush t’i kthejë në Kosovë për t’i mbajtur si para të gatshme”, shkroi Hoti në Facebook.

    Një pjesë të fajit, deputeti ia hedh presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, por edhe Qeverisë.

    “Qeveri funksionale Kosova nuk ka. Por nuk ka as President për tu kujdesur që institucionet kushtetuese janë funksionale”. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!