×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti i pret në Qeveri përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 15:08

    Kryeministri Avdullah Hoti ka pritur sot në takim në Qeveri përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.


    Ky takim vjen një ditë pasi ekzekutivi vendosi që në kuadër të zyrës së kryeministrit do të funksionojë Zyra për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës.

    Këtë vendim e mori Qeveria në mbledhjen e së hënës.

    Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj bëri të ditur se drejtor i kësaj zyre do të jetë një nga këshilltarët e kryeministrit.

    Ndryshe, kjo zyrë do të ofrojë mbështetje në fushën e arsimit, në fushën ekonomike etj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!