×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti jep disa rekomandime për rritje ekonomike: Do të mund t’i kishim 300 mijë euro më tepër qarkullim

    Reporteri
    26 Tetor 2022 | 21:34
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

    Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, njëherësh edhe njohës i çështjeve ekonomike, ka dhënë disa rekomandime për Qeverinë, të cilat thotë se do të mund t’ia siguronin shtetit të Kosovës deri në 300 mijë euro më tepër qarkullim në ekonomi.

    Hoti, në reagimin e tij, iu referua disa të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës, ku flitet për rritjen e çmimeve të produkteve, rënie në rritje ekonomike dhe rritje të të hyrave të ATK’së, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Hoti tha se rritja e të hyrave të ATK’së ka ardhur kryekëput nga rritja e çmimeve.

    “Bazuar në këto tri fakte, është e qartë se rritja e të hyrave të ATK-së ka ardhur nga rritja e çmimeve të mallrave, e jo nga rritja e aktivitetit ekonomik”, tha Hoti përmes një shkrimi në Facebook.

    Ai ka rekomanduar disa hapa që, sipas tij, do t’i rrisnin të hyrat në Kosovë.

    “Nëse Qeveria do të ulte TVSH-në në produkte ushqimore dhe naftë, si dhe të pezullonte përkohësisht akciza në naftë, atëherë sot do të kishim rreth 300 milionë euro më shumë në qarkullim në ekonomi, në llogaritë bankare të qytetarëve dhe bizneseve.” /Reporteri.net/.

    Postimi i tij:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!