×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti ka udhëtuar dje në Bruksel, e zbulon shefi i EULEX-it

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 10:55

    Kryeministri Avdullah Hoti ka udhëtuar dje në Bruksel ku nesër fillojnë bisedimet me Serbinë.


    Edhe pse nuk ka pasur një njoftim zyrtar nga zyra për informim e Kryeministrisë, këtë e ka bërë të ditur shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, i cili e ka parë Hotin në aeroplan.

    Ai ka lavdëruar kryeministrin Hoti, duke thënë se ka udhëtuar me aeroplan të klasit ekonomik për në Vjenë e më pas për në Bruksel, shkruan Reporteri.net.

    “Heq kapelën për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, i cili ka udhëtuar me ne në klasën ekonomike Prishtinë-Vjenë dhe më pas nga Vjena në Bruksel. Sa kryeministra të Ballkanit Perëndimor do të kursenin paratë e taksapaguesve në këtë mënyrë?”, ka shkruar ai në Twitter.

    Hoti të enjten do të takohet me Aleksandër Vuçiqin e Serbisë në takimet e rfillimit të dialogut. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!