×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Kemi larguar fjalën korrupsion nga diskursi politik

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 23:18

    Kryeministri në detyrë dhe kandidati i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit, Avdullah Hoti, ka thënë se vetëm ai dhe partia e tij garantojnë stabilitet.


    Hoti pasi takimit me strukturat në degën e pestë të LDK-së në Prishtinë, ka thënë se LDK-ja ndër të tjera do të votohet në zgjedhjet e parakohshme edhe për atë se, sipas tij, ka larguar fjalën korrupsion nga diskursi politik.

    “Mobilizimi i degës së V-të do të thotë fitore! Shtëpia jonë politike ka pasur shumë sfida, por ne gjithmonë kemi dalë ballëhapur dhe faqebardhë, do të dalim edhe në këto zgjedhje. Me 14 shkurt, qytetarët do të votojnë për LDK-në, sepse kemi larguar nga diskursi politik fjalën korrupsion, kemi larguar temën e shkëmbimit të territorit prandaj Kosovës i duhet normalitet sikur çdo vend evropian, këtë ua garanton vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!