×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Kërkim falja nga pala serbe para nisjes së Dialogut dhe Reciprociteti janë harruar

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 16:25

    Ish-kryeministri, njëherësh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth takimit që shefi i Qeverisë, Albin Kurti, po e zhvillon me palën serbe në Bruksel.


    Hoti në një postim shkroi për disa çështje rreth Dialogut Kosovë-Serbi, që sipas tij, janë përkujtim për të gjithë.

    Nga 6 pikat, Hoti përmendi edhe masat e Reciprocitetit ndaj Serbisë, gjersa shtoi se këto masa ishin çështje javësh për Kurtin, por pas formimit të Qeverisë janë harruar.

    Postimi i tij i plotë:

    Sot po mbahet takimi në kuadër të dialogut me palën serbe në Bruksel. Disa çështje për përkujtim për të gjithë:

    1. Raportim për dialog në Kuvend nuk është bërë siç kërkohet me rezolutën e propozuar nga vetë ata që tani po dialogojnë, e cila rezolutë thotë se “Kryeministri duhet të raportojë në Kuvend para dhe pas çdo takimi në Bruksel”.
    2. Platformë për dialog nuk është prezantuar në Kuvend, ku do të përcaktoheshin parimet dhe objektivat e dialogut. Në vend të kësaj, janë prezantuar katër pika në një konferencë për medie në Bruksel, të cilat në fakt e ruajnë “status quo” sa i përket marrëdhënieve në mes të dy vendeve, për të cilën gjë është e interesuar pala serbe.
    3. Kërkim falja nga pala serbe para se të nisë dialogu është harruar.
    4. Kushtëzimi i dialogut me zbardhjen e fatit të të pagjeturve është harruar.
    5. Masat e reciprocitetit, që ishin çështje javësh pas formimit të qeverisë, janë harruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!