×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Koalicionin me VV-në e bëjmë pas çertifikimit të rezultateve

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 16:29

    Avdullah Hoti dje ka qenë pjesë e grupit punues të LDK’së në takimin me anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në diskutimet që po bëhen për përafrimin e programit drejt arritjes së një koalicioni për bashkëqeverisje.


    Ai teksa i është përgjigjur kreut të KDI-së, Ismet Kryeziut, ka thënë se nuk ka kurrfarë zvarritje drejt arritjes së një marrëveshje për bashkëqeverisje, dhe thotë se sapo të certifikohen rezultatet nga KQZ’ja do të përmbyllet marrëveshja mes partisë së Isa Mustafës dhe asaj të Albin Kurtit.

    “ Nuk ka zvarritje ne arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje ne mes te LDK-se dhe LVV-se. Qytetaret me 6 tetor kane kërkuar ndryshim, duke votuar dy partitë opozitare pothuajse njëjtë, te cilat se bashku arrijnë mbi 50% te mandateve ne Kuvend, te mjaftueshme për te formuar qeverinë e re. Jemi duke punuar për te dakorduar një program qeverisës qe reflekton kitë vullnet te qytetareve”, ka shkruar Hoti, raporton Gazeta Express.

    Tutje Hoti ka thënë se janë duke diskutuar një seri çështjes që ndërlidhen me fusha të ndryshme, dhe ka treguar se janë pajtuar që qeveria e ardhshme të ketë vetëm dy ministri.

    “Deri me tani jemi pajtuar për madhësinë dhe organizimin e Qeverise, e cila do te këtë vetëm 12 ministri qe do te kurseje miliona euro dhe do te rrisë efikasitetin e qeverisjes. Kemi diskutuar ne detale programin për zhvillim ekonomik dhe punësim dhe jemi pajtuar për shumicën e çështjeve”, ka shtuar tutje ish-deputeti i LDK’së.

    Ish-shefi i deputetëve të LDK’së, ka thënë se marrëveshja për koalicion me VV’në do të përmbyllet sapo të certifikohet rezultati i zgjedhjeve nga KQZ’ja.

    “Ne takimet ne ditët vijim vazhdojmë diskutimet për rendin, ligjin dhe sigurinë, për arsim e shëndetësi, pastaj për politiken e jas htme.Jam i bindur se mund ta përmbyllim marrëveshjen sapo te certifikohen rezultatet e zgjedhjeve. Pastaj, nuk do te humbim kohe ne themelimin e institucioneve te reja. Te gjitha këto diskutime jemi duke i mbajtur ne mënyre transparente sa i përket temave dhe personave qe po i zhvillojnë diskutimet, një praktike kjo e pa zbatuar me pare ne skenën politike”, ka theksuar Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!