×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti kritikon VV-në: Nga “as asi, as ksi”, në “ksi me vetëmenaxhim”

    Reporteri
    28 Mars 2023 | 21:20
    Avdullah Hoti

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar përsëri qeveritarët pas arritjes së marrëveshjes së Ohrit dhe dakordimit për një lloj vetëmenaxhimi për serbët e Kosovës.

    Hoti, që në kohën kur ishte në kryeministër ishte kritikuar nga VV-ja për marrëveshjen e Uashingtonit, ka vënë theksin tek deklaratat e eksponentëve të pushtetit para 18 marsit.

    “Nga “as asi, as ksi”, në “ksi me vetëmenaxhim”. I mashtruan njerëzit me parulla kundër demarkacionit dhe asociacionit për të ardhur në pushtet”, ka shkruar Hoti.

    “Kur erdhën në pushtet pranojnë të shkojnë përtej, duke deri tek “vetëmenaxhimi”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!