×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Hoti: LDK-ja duhet të dal sa më mirë në këto zgjedhje

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 12:39
    Avdullah Hoti, deputet

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tha se po punojnë për finalizimin e programit.


    Hoti ka konfirmuar se në mbledhje është biseduar për koordinimin e aktiviteteve për të dalë sa më mirë në këto zgjedhje.

    Hoti ka thënë se nuk kanë biseduar për çështjen e presidentit pasi që nuk është koha e duhur.

    “Është mbajtur mbledhja e kryesisë së LDK-së për të koordinuar aktivitetet, për punën që po bëhet në terren për organizimin më të mirë, për finalizim të programit dhe përgatitjet e programit që duhet për të dalë në sa ma mirë në këto zgjedhje”, është shprehur ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!