×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti mesazh partive të tjera: Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 19:14

    Avdullah Hoti, kryeministër në detyrë, njëherësh edhe kandidat për të parin e ekzekutivit nga radhët e LDK’së, në promovimin e punës së tij drejt prurjes së vaksinës imunizuese ndaj koronavirusit në Kosovë, ka shfrytëzuar rastin të përcjellë edhe mesazh për partitë e tjera.


    Hoti, me anë të një postimi në Facebook, ka shpërndarë një grafik të përgatitur nga Evropa e Lirë, i cili tregon për sigurimin e 1.85 milionë dozash të vaksinës, për të cilin shefi i qeverisë thotë se janë të sigurta, e nuk vijnë nga Rusia.

    “Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta (grafiku nga “Evropa e Lirë”)”, u deklarua Hoti në ‘Facebook’.

    “Kemi siguruar 40 mil euro për vaksina që vijnë në shkurt”, thuhet ndër të tjera në postimin e tij.

    Në fund, ai ka pasur edhe një mesazh ndaj partive të tjera politike.

    “Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen”, deklaroi i pari i ekzekutivit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!