×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti nuk e mohon se u përqafua me Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 10:37

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump para votuesve në Pennsylvania të shtunën mbrëma u foli sërish për Marrëveshjen në Washington mes Kosovës dhe Serbisë.


    Në tubimin parazgjedhor në këtë shtet, ai ka thënë se përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë që “po vriteshin mes vete për shumë vjet”, në Zyrën Ovale “u përqafuan mes vete”.

    “Ishte gjë e bukur ta shihje”, është shprehur Trump ndër të tjera, shkruan Reporteri.

    Përqafimin me Vuçiqin në Zyrën Ovale nuk e ka konfirmuar por as nuk e ka mohuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. I pyetur nga gazetarët ai ka thënë shkurt se nuk komenton deklaratat e presidentit amerikan.

    “Nuk i komentoj deklaratat e presidentit amerikan”, u shpreh Hoti në një konferencë për media.

    Kujtojmë se më 4 shtator, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për normalizim ekonomik, e cila u konsiderua historike.

    Në këtë marrëveshje të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë pati disa dakordësime për projekte ekonomike infrastrukturore në disa fusha që do të financohen nga SHBA, për të dyja vendet, Kosovën dhe Serbinë.   /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!