×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Nuk është vendim për heqjen e taksës, nuk është dakorduar me ne

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 20:52

    Zv.kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ajo çfarë ka prezantuar kryeministri Kurti nuk është vendim, sepse sipas tij vendimet merren në Qeveri.


    Hoti tha se vendimet duhet të merren bashkarisht nga partnerët, duke thënë se e kanë diskutuar idenë.

    “Është propozim i kryeministrit se si ai e sheh taksën dhe reciprocitetin”, ka thënë Hoti në Pressing të T7.

     

    “Kërkesa jonë ka qenë që ne të dakordohemi për cdo veprim që bëjmë si qeveri. Vendimet e mëdha merren së bashku, jo njënashëm. Besoj që duhet të ulemi të bisedojmë…në mënyrë që mos ta krijojmë një situatë ku Qeveria e Kosvës e izolon vetën”, tha ai.

     

    “Asnjë propozim që nuk dakordohet me partnerët nderkombetarë nuk do të përkrahet”, ka thënë Hoti, duke lënë të nenkuptohet se taksa duhet të hiqet dhe reciprociteti do të vendoset vetëm nëse nuk ka progress në dialog.

    “Nuk është i koordinuar me ne”, ka thënë ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!