×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Nuk mora asnjë arsyetim se pse u shkarkova

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 21:07

    Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë në T7 se militantët e VV’së po vazhdojnë fushatën e tyre nëpër rrjete sociale kundër subjektit të cilit ai i takon.


    “Deri dje ishim të mirë për ta, ishim shpresa, ndërsa sot duket se u bëmë të këqij’’, thotë ai.

    “Ka filluar një fushatë e lincimit e fyerjeve që nuk është e shëndetshme. Duhet që kjo shoqëri të organizohet dhe të largojë këto fushata të një lëvizje e cila nuk është e shëndoshë. Nuk jemi të kërcënuar, por të intimiduar po. Dihet qartë se të kujt janë militantët. Mocioni nuk ka kaluar vetëm me votat e LDK’së. Ishin 82 vota. E kemi parë qasjen e kryeministrit dhe aty morëm vendim që të bjerë qeveria’’.

    Arsyet ‘sekrete’ për shkarkimin në mesnatë të Avdullah Hotit

    Tutje ai tregon se si e mori lajmin për shkarkimin e tij nga detyra paspërfundimit të seancës së Kuvendit.

    “Nuk kemi kontaktuar fare. Pasi ka mbaruar seanca e kuvendit jemi shpërndarë. Kam parë njoftimet nëpër medie dhe më pas e mora një email. Nuk e di arsyen pse jam shkarkuar. Me Kurtin jam takuar disa here dhe nuk kemi pasur kurrë mosmarrëveshje përveç taksës’’, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!