×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Nuk qëndrojmë në një qeveri që prishet me SHBA-të dhe ka mendësi autokrate

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 19:16

    Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria Kurti nuk ishte vetëm e Kurtit, por edhe e LDK-së dhe VV-së dhe të tjerët. Ai ka thënë se ishin të bindur se për ti dhënë vendit një perspektivë të re.


    Por, tha se marrëveshja me Serbinë u pengesë që kjo qeveri të prishet.

    “Tonet bolshevike që vinin nga dhomat partiake LDK nuk i pranon kurrsesi”, ka thënë ai.
    “Është e papranueshme që ne të rrimë në Qeveri e partneri ynë feston kur investitorët ikin nga Kosova”.

    I mbështetur për muri nga kërkesat amerikane dhe mos guximi për të marrë vendime, përmes shkarkimit të Veliut, tha Hoti, LDK u bind nga Kurti se nuk ka më vend në Qeveri, shkruan Reporteri.

    Ai tha se e shkarkoi Veliun për ta lënë aty një zëvendësministër të tij, për të bërë votat me shumicë në qeveri.

    Numri i dytë në Qeveri tha se Kurti e ka bërë të qartë se nuk dëshironte partneritet.

    “Mocioni është i mbështetur në dy parime: nuk mund të ketë qeveri demokratike e cila shkatërron raportet me SHBA-në. Le te bëhemi të sinqertë se pa SHBA-në është të pamundshme të ruajmë paqen në rajon. Dhe e dyta. Në qeverinë e Kosovës të vitit 2020 nuk ka vend për autorkraci. Në LDK mendimin e kemi vlerë e jo antivlerë e kufizim për veprim”, ka deklaruar Hoti teksa ka bërë thirrje të mbështetët ky mocion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!