×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti paralajmëron inspektorët që po tregohen selektiv ndaj shkelësve të masave

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 15:37

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se me shqetësim ka pranuar informacione se inspektorët të cilët janë në terren nuk janë duke e kryer punën e tyre si duhet dhe se po tregohen selektiv ndaj atyre që s’po i respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.


    Këto deklarime Hoti i ka bërë pas konsultimeve që ka pasur me policinë, inspektoratin sanitar, ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet tjera.

    “Sot, ne konsultimin qe kisha me policinë, inspektoratin sanitar, Ministrinë e Shëndetësisë, institucionet tjera ndihmese dhe nivelin komunal, jam informuar për aktivitetet ne teren ne mbikëqyrje te zbatimit te masave. I falënderova për angazhimin dhe kërkova te zbatohen masat PA PARDON”, ka shkruar ai.

    “Shume shpejt do ta rrisim prape numrin e inspektoreve sanitar. Nuk do te këtë tolerance ndaj shkelësve te masave qe po rrezikojnë jetën e qytetareve, e as ndaj atyre qe nuk respektojnë inspektoratin dhe policinë duke i penguar ne kryerjen e detyrës”, shton Hoti.

    “Me shqetësim pranova informatën se ne raste te caktuara, inspektoret janë selektiv ndaj atyre qe nuk respektojnë masat. Kjo nuk do te tolerohet. Nesër do te kem raport me shkrim nga institucionet përkatëse”, ka përfunduar ai.

    https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3540448476016481?__xts__%5B0%5D=68.ARCEtSU13Ikw1Kl67dGZ7baa0-StRPth-8sE1vlULJ31l-Sn7SoOr-pPH8oIoMGdPY8EcyoQoQ9fdyF0D758iKSy-WMKlMgTFGq3W7TI2fg7HVyk94pKWZ8kFT80jLjPQuaMUP7I1RnagCgwvmWEGoHg0jb4Ejnygwt32OUkXRCu2YmGxMTNtdrSnMG7RP43t9ryh0QznEsNIaPz_vrB_SPpEdhbg3KCVDpwPoLEr0pv-3NOdloJpWQbevxzYFZBB6BAVIE89s7-KW61UnWbMckcauW2ojtNS0Q-FvH9M3keHWEOeWvuUbpXK8YIWGj0vEf2BLR_qB6Sr1DZOlSVkQ&__tn__=-R

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!