×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti paralajmëron se Qeveria e tij mund ta kthejë sërish reciprocitetin

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 12:08

    Qeveria Hoti ka shfuqizuar sot vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.


    Kryeministri Hoti ka thënë se me këtë vendim janë hequr të gjitha kufizimet për dialog si dhe janë përmbushur kërkesat e miqve ndërkombëtare, shkruan Reporteri.

    Ai në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë është shprehur se  presin që edhe pala serbe t’i heq pengesat në mënyrë që vazhdohet dialogu.

    Hoti ka thënë se tani presioni i ndërkombëtarëve do të fokusohet tek Serbia.

    Mirëpo, ai ka paralajmëruar se nëse dialogu nuk prodhon rezultate, atëherë masat e reciprocitetit mund të kthehen.

    “Janë hequr të gjitha pengesat për një periudhë të arsyeshme kohe për t’u ulur në tavolinë të dialogut. Nëse dialogu nuk prodhon rezultatet e pritur ne e ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran dhe të mbështetur nga partnerët ndërkombëtar që të vendosim të gjitha masat që i lejohet një shteti sovran”, u shpreh ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!