×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti për shkarkimin e Qalajt dhe të tjerëve: Nuk keni parë gjë akoma

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 9:58

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për shkarkimin nga detyra të drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.


    Hoti ka thënë se ndër arsyet e shkarkimit është fakti se Qalaj ka treguar performancë jo të kënaqshme në udhëheqjen e policisë, shkruan Reporteri.

    Ndër arsyet e shkarkimit, Hoti ka përmendur edhe aksionin e Karaçevës duke thënë se nuk ka pasur menaxhim të mirë të aksionit, pavarësisht suksesit të treguar në çrrënjosjen e kazinove ilegale.

    “Raporti i performancës tregon qartë se ai ka treguar performanacë jo të kënaqshme në udhëheqjen e policisë. Është vënë re edhe menaxhim jo i mirë i aksionit në Karaçevë pavarësisht suksesit që ka pasur atje. Në raport theksohet se gjatë vitit 2019 2020 janë arrestuar 68 pjesëtarë të policisë për përfshirje në vepra penale, e përkundër këtij numri të lartë nuk është bërë asnjë ndryshim në menaxhmentin e lartë të këtij departamenti”, ka thënë ndër të tjera Hoti.

    Kryeministri, Avdullah Hoti, në konferencën e mbajtur ka treguar edhe treguar arsyet e shkarkimit të drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj.

    Ai ka theksuar se gjatë kohës sa ishte në krye të AKT-së, Murtezaj, ka shpallur pozita të lira pune, ka bërë lëvizje të shpeshta të stafit etj.

    Duke përmendur të gjitha vendimet që janë marrë ditëve të fundit, Hoti ka thënë se nuk qytetarët nuk kanë parë gjë akoma sa i përket vendimeve dhe kthimit të ligjshmërisë.

    “Nuk keni parë gjë akoma sa i përket vendimeve dhe ligjshmërisë”, u shpreh ndër të tjer Hoti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!