×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Qeveria ende nuk ka ndarë asnjë cent për familjet e prekura nga vërshimet

    Reporteri
    25 Janar 2023 | 17:04

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se asnjë cent nuk është ndarë nga Qeveria për familjet e prekura nga vërshimet e fundit.

    Hoti theksoi se shumë vendime sot janë marrë në mbledhjen e Qeverisë sot, por asnjë cent nuk qenka ndarë për kompensimin e familjeve që pësuan nga vërshimet në Skenderaj, Klinë, Istog, Mitrovicë dhe komuna të tjera.

    Hoti ka ftuar Qeverinë e Kosovës që t’u ndajë këtyre familjeve menjëherë një shumë fikse për gjërat elementare.

    Reagimi i plotë:

    Vërshimet – ende asnjë cent nuk është ndarë nga Qeveria për familjet e prekura.

    Shumë vendime qenkan marrë në mbledhjen e Qeverisë sot, por asnjë cent nuk qenka ndarë për kompensimin e familjeve që pësuan nga vërshimet në Skënderaj, Klinë, Istog, Mitrovicë e komuna të tjera. Rezerva shtetërore është për situata kur ndodhin shpenzime të paparashikuara.

    Ftoj Qeverinë tu ndajë këtyre familjeve menjëherë një shumë fikse për gjërat elementare të jetës: shporet, frigorifer, shtrat, tepihë dhe ushqime bazike. Disa familje kanë humbur edhe rrobat e trupit. Ka familje me të moshuar e fëmijë shumë të vegjël, të cilët nuk mund të kthehen në shtëpitë e vërshuara pa u meremetuar plotësisht. Asnjë meremetim nuk mund të bëhet në këto kushte atmosferike.

    Ka kohë për vlerësim të detajuar të dëmeve, si në ekonomitë shtëpiake, ashtu edhe në biznese e bujqësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!