×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Shteti nuk është lojë, të ndalen fyerjet ndaj institucioneve të pavarura

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 15:51

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se duhet të ndalen fyerjet ndaj institucioneve të pavarura.


    Hot ka thënë se nuk i takon politikës të vendos a kanë të drejtë apo jo institucionet në vendimet që marrin.

    Sipas tij, obligimi i vetëm i politikës është që t’i respektojë vendimet e tyre.

    Avdullah Hoti gjithashtu tha, se sot dhe çdoherë duhet nënshtruar vendimeve të tyre.

    “Përmbahuni nga fyerjet ndaj institucioneve të pavarura. Nuk i takon politikës të vendos se a kanë apo jo të drejtë ato institucione në vendimet që marrin. Ne kemi për obligim të respektojmë vendimet e tyre.
    Ne, po ashtu, mundemi që nesër të krijojmë bazën ligjore dhe Kushtetuese, në Kuvendin e Republikës, për të avancuar vendimmarrjen e këtyre institucioneve sipas standardeve me te larta evropiane.
    Por, sot dhe çdo herë, u nënshtrohemi vendimeve të tyre. Ndryshe nuk ndërtohet shteti. Shteti nuk është lojë”, ka shkruar Hoti.

    Gjatë ditës, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka reaguar ndaj deklaratës së Glauk Konjufcës i cili e akuzoi mbrëmë se ajo po dëshiron eliminimin politik të Albin Kurtit.

    Daka në një konferencë për media ka thënë se ndjehet e kërcënuar.

    “Nuk do të kisha dashur asnjëherë të mbajë konferencë për media për ta mbrojtur punën time. Dua ti sigurojë qytetarët që KQZ është duke punuar maksimalisht që të i kryej detyrat. Angazhimi imë në fushën e zgjedhjeve për më shumë se një dekadë janë dëshmi. Akuzat politike në adresën e KQZ-së dhe timen janë ndërhyrje. Kërcënimet janë të papranueshme dhe të rrezikshme. Kandidatët që e kanë parë vetën”, ka thënë ajo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!