×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti thotë se situata me pandeminë është nën kontroll, kemi më pak infektime se vendet e rajonit

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 21:08

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se situata me pandeminë në Kosovë vazhdon të mbetet nën kontroll dhe numri i të infektuarve në vend është shumë më i vogël krahasuar me rajonin dhe Evropën.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka bërë thirrje tek qytetarët që të vazhdojnë të mbajë maskat mbrojtëse dhe të respektojnë distancën sociale në mënyrë që të tejkalohet vala e dytëe coronavirusit, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, trajektores së kuqë që ka filluar të ngritet, mund t’i ndalet hovi vetëm duke respektuar masat për parandalim të përhapjes së virusit.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë!

    Vetëm duke mbajtur maskën dhe duke ruajtur distancën, mund ta fusim nën kontroll këtë valë të dytë të #COVID19 dhe ta mundim virusin.

    Numri i testimeve për COVID-19 po rritet, sikurse po rritet edhe numri i rasteve. Ne vazhdojmë ta kemi situatën nën kontroll dhe kemi shumë më pak të infektuar në krahasim me rajonin dhe Evropën. Institucionet tona po e bëjnë të pamundurën që ta mbajnë nën kontrollë këtë situatë, sidomos stafi shëndetësor, prandaj t’i ndihmojmë ata.

    Ta bëjmë këtë për shëndetin tonë, të familjes dhe të afërmve tanë. Ta bëjmë për mirëqenien tonë.

    Trajektores së kuqe që ka filluar të ngrihet, mund t’ia ndalim hovin vetëm duke i rrespektuar masat për parandalim të përhapjes së virusit.

    #VendoseMasken #MbajeDistancen #MbajeHigjienen

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!