×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti u përgjigjet “kërcënimeve” të deputetit turk: Qeveria jonë është e pashantazhueshme

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 16:38

    Deputeti nga radhët e komunitetit turk në Kuvendin e Kosovës, Fikrim Damka sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që të shkarkohet ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, në të kundërtën, ai ka thënë se nuk do të votojnë asnjë ligj.


    Damka ka thënë se sjellja e ambasadorit Gashi përbën një mosrespektim të madh për botën islame dhe vlerat e njerëzimit, përfshirë dhe vendit që ai e përfaqëson dhe qytetar i të cilët është.

    Lidhur me këtë ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Hoti i është përgjigjur deputetit Damka, duke thënë se qeveria e tij është e pashantazhueshme.

    Hoti ka thënë se do të bisedojnë me deputetin Damka për qëndrimin e tij, por qeveria është e pashantazhuar.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!