×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti vazhdon takimet në Shqipëri, pritet nga presidenti Meta

    Reporteri
    03 Korrik 2020 | 14:05

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri ka takuar presidentin, Ilir Meta.


    Takimi u mbajt i mbyllur për medie, ndërsa kryeministri pritet të vazhdojë takimet me liderët institucional dhe politikë në Shqipëri.

    Më herët, homologu i tij, Edi Rama, e ka pritur atë me ceremoni shtetërore.

    Vizita e kryeministrit Hoti në Tiranë pason atë të kryeministrit Rama në Prishtinë.

    Rama vizitoi Prishtinës pas aktakuzës që Prokuroria Speciale në Hagë ngriti ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për afërsisht 100 vrasje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!